Interior Apartament 8
informacion shtesë
Vendndodhja: Don Bosko, Tirana
Sipërfaqe: 170 metra katrorë
Viti i realizimit: 2012
disa fjalë
Funksionaliteti, shkrirja e tradicionales me modernen dhe unifikimi i tyre jane qellimet e ketij apartamenti. Ambientet jane te ndara dhe te bashkuara njekohesisht. Fakti qe apartamenti eshte
dublex na ka ndihmuar per te realizuar nje ndarje sa me efektive mes zones se nates dhe asaj te dites. Zona e nates ne trajtimin e saj karakterizohet nga ruajtja e intimitetit ne secilin ambient .Ndersa ne zonen e dites eshte realizuar nje lidhje virtuale mes hapesirave, pra ne asnje ambient te sajin nuk ndihesh vetem. Traditen ketu e gjejme ne design dhe ne funksion . Elementi i murit te rrenuar eshte dominant dhe shenjues, po ashtu edhe kredencat dikur te quajtura musendra apo nenshkalla e kthyer ne minidepo. Sfida jone ishte qe elementet e siperpermendur t’i gershetojme ne menyren me te mire te mundshme si nga ana funksionale dhe nga paraqitja estetike. Ndejtja, si ambienti me i shfrytezueshem i shtepise e kemi trajtuar me shume kujdes qe te jete i pershtatshem kundrejt parametrave fizike sic eshte drita apo rrymat e ajrit. Nje ambient i qete dhe relaksues duke dominuar ngjyrat natyrale.te cilat kane efekt psikologjik ne shkeputjen nga dinamizmi dhe lodhja e jetes se perditeshme ne Tirane.
TV plazma qendron ne sfondin e tulles te vjeteruar ashtu sic oxhaku ne design-in e tij eshte modern por si element ne vetvete ka rrenjet ne prehistori. Tavolina e mesit eshte realizuar ne menyre te tille qe te kryeje funksionin e saj ne qender dhe po ashtu te ndahet e te shkeputen elementet e vet per t’u pozicionuar ne kende te ndryshme te ambientit. Jane pare me shume kujdes dhe detajet dekoruese, elementet, tapiceria…duke bere qe te qendrojne bashke qelqi, hekuri e druri. Ndricuesat jane elementi me modern ne kete apartament. Kristalet e tyre qendrojne si nje bizhu e mrekullueshme dhe jane i vetmi dekor ne tavanin e paster. Kabineti i gatimit eshte bazuar ne funksionalitet . Ketu dallon banko e punes e cila eshte realizuar me material te derdhur
e gjitha ne nje ,perfshire ketu dhe lavapjaten duke shmangur lageshtine ne cdo cep te saj. Ambienti gatim–ngrenie eshte i ndare fizikisht me ndejtjen, por komunikojne nepermjet nje elementi xhami, i cili lejon shikueshmerine nga ngenia ne ndejtje dhe jo anasjelltas . Kjo ndarje ben qe amvisa te mos ndihet vetem ne asnje moment. Kjo dhome eshte per dy femije te gjinive te ndryshme, megjithate sfida e rradhes nuk ishte kjo. Duhej qe ne nje siperfaqe jo shume te konsiderueshme te realizohej zona per te luajtur, fjetur dhe studiuar. Kjo eshte realizuar nepermjet divan – krevateve qe kur hapen behen dim 120 cm. Ndersa gjate dites e gjitha hapesira sherben per te luajtur. Pozicioni i studimit eshte afer dritares qe te kete sa me shume drite natyrale, ndersa ne tavan eshte
vendosur ndricim artificial i orientuar ne zonen e studimit .Tavolinat e punes jane te pavarura nga njera-tjetra. Apartament Don Bosko. Pervec dhomes, garderobes dhe tualetit qe qendrojne shume mire bashke ne kete ambient, unitetin e kemi realizuar dhe ne materiale.Ketu mbeshteten te njeri-tjetri druri, lekura, xhami dhe tapiceria floreale e perdeve.