Interior Apartament 7

planimetri

realizimi

informacion shtesë

Vendndodhja: Rruga e Elbasanit, Tirana
Sipërfaqe: 130 metra katrorë
Viti i realizimit: 2014

disa fjalë

Bashkëjetesa mes tre brezave në një aparatement. Një apartament për një familje ku bashkëtesa mes tre brezave është tema jone për të filluar arredimin e ketij apartamenti. Përbërja e familjes është gjyshja, prinderit dhe tre niper. Salloni është hapësira e vetme ku të gjithë pjestaret e familjes konsumojnë kohë së bashku, kjo është arsyeja që ndenja, gatimi dhe ngrënia kanë komunikim me njëra tjetrën. Në përputhje me kërkesen e familjareve për një mini hapësirë të integruar në sallon dhe njëkohësisht edhe të ndarë është ideuar hapësira e bibliotekes me një mini kënd ndenje. Stili i perdorur është neoklasik i stilizuar. Komunikimi dhe ndarja në të njejten kohe mes sallonit dhe bibliotekes është bërë me një ndarje virtuale prej druri të lyer me të bardhë dhe të gdhendur sipas nje design të përsëritur. Ngjyrat e përdorura në sallon janë bezha dhe disa nuanca të lehta të kafes, të kontrastuara me nuancen jeshile të ullirit. Dhoma është trajtuar me letër muri me design dhe ngjyra të ngrohta të bezhes. Element i veçantë është edhe ndriçuesi në njërën anë të krevatit ndryshe nga ndriçuesi klasik që qëndron në mes të dhomes. Fryma e perdorur në dhomen e dy djemve është më modern se pjesa tjeter e apartamentit e shprehur me kontraste të forta mes të bardhës dhe blusë, duke iu pershtatur moshes së rë të tyre. Apartament Rruga e Elbasanit. Një element tjeter modern është edhe tavani I trajtuar me ndriçim spote dhe led të intergtuara në panele gipsi. Në dhomën e çiftit lexohet menjëherë stili I përdorur neoklasik. Koka e krevatit është trajtuar me inbotito dhe dy dollapet anësore që perveç anës estetike kuron (maskojnë) hapësirën e dhomës nga formë trapezi në katrore. Letra e murit ngjyra bezhë dhe me reliev, mobilia e tualetit dhe lounge anash krevatit plotësojnë atmosferen e dhomës brënda të njejtit stil. Depozitim I teshave në këtë dhomë bëhet në hapësirë të paracaktuar të garderobës. Hapësirat e sherbimit si tualete perveç veshjes me pllakë janë trajtuar me mobilie dhe ndriçim të ndryshëm të cilat perveç funksionit bazë rrisin vlerat estetike të hapësirave së shërbimit.