Interior Apartament 6

realizimi

informacion shtesë

Vendndodhja: Shkodër
Sipërfaqe: 260 metra katrorë
Viti i realizimit: 2015

disa fjalë

Një banesë dinamike në hapësirë , funksion dhe mënyrë jetese. Dizajni ,forma dhe funksioni të shkrira në këtë apartament. Komoditeti dhe qetësia janë kryefjalët e ketij salloni. Kolltuqet e bollshem ,tapiceria e bute. Materialet e pozicionuara me kujdes japin shumë efekt akustik në atë kënd ndejtje. Cdo dhome është e personalizuar dhe natyra gjendet nga pak kudo, diku në perde , diku në tavan ,diku në veshje. Punimi me forma nuk mungon në asnjë prej tyre. Jo pak vëmëndje i eshte kushtuar edhe tualeteve ku vec përzgjedhjes me kujdes të texturave moderne jane futur dhe materiale të veçanta në to. Në vazhdim të qetësisë së këtij apartament shkoder fantastik për familjen lart eshte vëndi ku vëllezërit apo miqtë do të mblidhen të festojne. Salloni rrezatonte dhe të impononte adrenalinë, çdo formë ishte dinamike, çdo ngjyrë të mbante zgjuar dhe bardhësia të stimulonte buzëqeshjen. Nuk mund të mos na e tërhiqte vëmëndjen tavani, mënyra e ndriçimit ku çdo cepi te sallonit i jepnin fokus më vete. Edhe pse dy këndet e trajtuara bukur të fokusonin, ishte tavani që të bënte të rrije kudo pa prblem me një gotë verë. Drita natyrale ishte element dominant dhe nuk i mungonte këtiij apartamenti. Nuk mund të mungonte një dhomë miqsh në një ambient të tillë. E trajtuar me kujdes dhe e kuruar në detaj ishte dhoma e çiftit. Veshja me dru, krevati rrethor, jacuzzi, ishin pjesë që e bënin atë thjeshtë të mrekullueshme. Ndienjat qe perjetoje në këtë apartament ishin të ndryshme . Cdo pamje që të shfaqej , cdo kënd që shikoje shoqerohej me një ndiesi të vecantë . Por madhështia dhë bardhësia të ndiqnin ngado.