Interior Apartament 3

realizimi

informacion shtesë

Vendndodhja: Bulevardi “Zhan D’Ark”, Tirana
Sipërfaqe: 120 metra katrorë
Viti i realizimit: 2013

disa fjalë

Nje apartament te pallatet Agimi. Objekt banimi me histori persa i perket arkitektures. Apartament Bulevardi Zhan D’Ark eshte 80 m2 parashikuar per te banuar kater persona, kjo ne baze te ndarjes se ambjenteve. Banoret e rinj te apartamentit jane po kater, prinderit dhe dy vajzat e tyre. Ata zhvendosen nga nje shtepi me nje hapesire me te madhe, ne nje me te vogel per arsye afersie me punen. Qe ne kete moment percaktohen fillimisht qendrimet qe duhen mbajtur ,duke filluar nga nje shfrytezim maksimal i hapesires dhe njekohesisht duke menduar per atmosferen qe duhet krijuar ne menyre qe te kemi nje ambjent te rehatshem dhe te qete. Qe ne hyrje te apartamentit prezantohemi me hapesirat kryesore te nje ambjenti banimi, ndejtjen dhe ambjentin e ngrenies. Ambienti i ngrenies krijon nje lidhje mes ndejtjes dhe gatimit. Nga aty shtrihet nje pamje panoramike e jetes dinamike te kryeqytetit dhe shkrirja e saj me elementet e natyres, lumit dhe gjelberimit. Dhoma e vajzave eshte e ndryshme ne stil nga ambjentet e tjera te shtepise. Dy motra me pasione krejt te kunderta. Njera pas futbollit ,tjetra pas botes se bukur te princeshave. Jane krijuar elemente ku pasqyrojne pasionet e tyre, njekohesisht duke arritur nje ndarje simbolike te hapesirave. Elementet e dekorit jane gjithashtu edhe elemente ndricimi. Pozicionimi i krevateve krijon komunikim mes tyre dhe ndihmon per nje hapesire kalimi me te mire. Element i dukshem eshte ai floreal, i cili gjendet i perseritur ne materiale dhe trajta te ndryshme ne te gjithe shtepine. Natyra. Elementi toke, uje, qiell kane qene frymezuese ne perzgjedhjen e ngjyrave te mureve dhe dekorit ne te gjithe detajet e shtepise. Dualitet. Vendosja e dy funksioneve te ndryshme ne nje objekt e ben ate me te perdorshem dhe te vlefshem. Drite Drita natyrale dhe ajo artificiale i japin ketij apartamenti ndriçimin e duhur dhe nje atmosfere te qeshur.