Vaskë apo dush?
Post2

disa fjalë

Vaskë apo dush? Dilema e dilemave, apo jo? Kjo dilemë është e lehtë për tu zgjidhur nëse kemi një shtëpi të madhe. Nëse keni dy banjo të disponueshme, ne këshillojmë që ta vendosni vaskën në njërën banjo dhe dushin në tjetrën. Por kjo zgjidhje 'standarde' nuk është gjithmonë e zbatueshme, sepse nevoja personale fiton mbi racionalitetin. Kemi parë shtëpi të mëdha, madje edhe me katër banjo të gjitha me dushe. Gjithashtu kemi parë shtëpi shumë të vogla vetëm me vaskë. Zgjedhja e dusheve në të gjitha banjat u përket atyre personave shumë praktikë, të cilët nuk kanë kohë të shijojnë një banjë të nxehtë, ose nuk kanë hapësirë. Ajo që ne ju këshillojmë është: Pse të mos mendoni për një banjë të vetme me madhësi të mesme, në të cilën të vendosni një vaskë dhe dush brenda një zone të përcaktuar mirë dhe të ndarë me xham gjë që e mbyllin atë nga pjesa tjetër e banjës? Kjo krijon një zonë të vogël Wellness që është shumë funksionale, praktike dhe e bukur. Nëse jeni duke luftuar me një vaskë që nuk e dëshironi më ose doni të gjeni një mënyrë për të vendosur një vaskë në shtëpinë tuaj na shkruaj!
Data: 2019-01-23