Piktura ne shtepi
disa fjalë
Kemi nje mur, kemi dhe ca piktura ne shtepi. Si t’i sistemojmë? Më poshtë disa rregulla bazë dhe modele vendosjeje.
Të gjitha në rradhë. Nëse dëshironi të vendosni shumë piktura me të njëjtën madhësi njëra pas tjetrës, ato duhet të vendosen në një rresht, duke marrë anën e poshtme të kornizës si një pikë referimi.
Rrëmujë, por jo shumë. Piktura të madhësive të ndryshme nuk mund të "mbillen" siç ndodh në një mur bosh. Mënyra më e thjeshtë për të caktuar njëfarë rregulli është t’i mbyllni të gjithë brenda lloj figure gjeometrike imagjinare, zakonisht një drejtkëndësh ose një katror.
Efekti ekspozite. Vetëm, pa asgjë që ia “vjedh shfaqjen”, ajo zë gjithë murin. Sigurisht, imazhi i zgjedhur duhet të ketë ndikim “të fuqishëm“ dhe rreth tij duhet të ketë një pjesë të murit që e kornizon atë duke dhënë perspektivën e duhur. Eshtë zgjedhja ideale nëse mjedisi është i gjerë dhe dëshironi të krijoni një efekt skenografik.
Portrete. Nëse pikturat ose fotot portretizojnë njerëzit, fytyrat e tyre duhet të kthehen përballë njëra-tjetrës, duke krijuar një efekt harmonik.
Galeria modern. Të sistemuara në sekuencë, dhe të gjitha me të njëjtën madhësi, pikturat theksojnë kështu sensin e thellësisë së mjedisit dhe në të njëjtën kohë zvogëlojnë lartësinë e tavanit. Shumë efektive për korridore.
Të nevojiten ide per ambientin tënd, na shkruaj ne!
Data: 2021-06-15