Perdorimi i mozaikut
Post8

disa fjalë

Mozaiku: përdoret akoma? Perdorimi i mozaikut.⠀ Disa vite më parë mozaiku ishte i domosdoshëm. Ishte sinonim i luksit dhe sofistikimit. Në ditët e sotme kërkohet shumë pak por sidoqoftë kjo nuk përjashton mundësinë e përdorimit të saj. Mozaiku ka evoluar në forma dhe material, sot nuk flasim më vetëm për pllaka qelqi ose qeramike, por kemi të gjitha format e vogla dhe të gjitha llojet e materialeve, përfshirë mermerin. Mozaikë gjashtëkëndësh, tre-dimensionale në mermer, mozaikë prej druri, shirita të vegjël……me pak fjalë ide dhe mundësi aq të bukura sa ato mund të përdoren kudo madje edhe në ambiente të ditës ose dhoma fjetje jo vetëm në banjë apo kuzhina. ⠀ Ajo që e dallon një mozaik nga një gur i mozaikut është instalimi në rrjetë dhe teknika e vendosjes mirë në murë. Sigurisht që është e nevojshme që ata që e montojnë mozaikun të jenë veçanërisht të aftë dhe që ta bëjnë këtë punë të qetë dhe me përkushtim. Kostoja e materialit mund të ndryshojë shumë por montimi i një mozaiku është më i lartë se ai i pllakave normale, duke qenë se është më i vështirë. ⠀ A doni të përdorni mozaikë në shtëpinë tuaj? Na shkruani , ne do të zgjedhim mozaikun më të përshtatshem për shtëpinë tuaj të bukur!
Data: 2021-03-10