Pasqyrat ne shtepi
disa fjalë
Shikoni mirë pasqyrat ne shtepi tuaj ose ambientet që ju frekuentoni!
Për të ndryshuar pamjen e cdo ambienti ju mund të punoni me pasqyrat!
Pasqyra zakonisht është një objekt i cili nuk merr kurrë vëmendjen e duhur, më shumë ajo vlerësohet për funksionin që ka dhe pak për estetikën.
Përkundrazi, një element kaq i thjeshtë mund të ndryshojë plotësisht pamjen e të gjithë ambientit.
Një pasqyrë e madhe e kompozuar në raport me ambientin dhe objektet e tjera përreth jep shkëlqim dhe zgjeron hapësirën veçanërisht nëse është shumë e madhe.
Ka shumë mënyra dhe variante për pozicionimin e pasqyrës në ambient, si p.sh.: pasqyrat e koordinuara me çezmat, të varura nga tavani në vend të murit, e mbivendosur në një mur të ndritshëm, gjigante ose të vogla, të rrumbullakëta ose katrore.
Me pak fjalë mos harroni se pasqyra është një element i dizajnit që duhet të mendohet së bashku me pjesën tjetër të ambientit.
Nëse keni nevojë për ide na shkruaj.
Data: 2021-08-28