Ndertim ne truall

disa fjalë

Supozojmë se ke një truall (që mund të jetë tokë me statusin arë, por gjithsesi). Supozojmë se ke dëshirën a madhe dhe buxhetin e mjaftueshëm për të ndërtuar shtëpinë e ëndrrave. Tek kush duhet të drejtohesh? Ekziston një figurë profesionale e cila është “projektuar” pikërisht për këtë qëllim. Po flasim për një figurë të aftë për të koordinuar të gjitha aktivitetet që lidhen me ndërtimin e një shtëpie të, duke filluar nga projektimi arkitektonik, marrja e lejeve të nevojshme në institucionet shtetërore dhe duke vazhduar me aspektet teknike (impiantet, sistemet etj). Po flasim për ARKITEKTIN! Arkitekti, edhe pse nuk do bëjë llogaritjet strukturore apo planin e detajuar të kondicionimit, ka detyrën, aftesinë dhe të gjithë mjetet për të bërë të mundur që profesionistët e fushave të ndryshme te punoni me një të vetmin qëllimi: ta bëjnë shtëpinë tuaj ashtu siç e keni menduar. Kur i futesh një “aventure” është thelbësore të keni pranë dikë që nuk e humbet asnjëherë nga shikimi vizionin në tërësi të projektit, duke e ndjekur atë nga fillimi deri në dorëzimin e çelësave. Arkitekti mund të shmangë që një oxhak të hapet aty ku keni vendosur të poziciononi televizorin. Arkitekti të ndihmon në planifikimin e mënyrës së jetesës, ai i miri e fillon punën nga brenda, prandaj nuk është asnjëherë tepër herët për ta thirrur në punë. Ke dëshirën, ke buxhetin? Na njofto.
Data: 2022-03-20