Moketi ne shtepi
Post12

disa fjalë

Moketi ne shtepi? Mos u çudit! Ne kemi pak kohë që po i vijmë vërdallë. Pas zhvillimeve të fundit, moketet kanë evoluar shumë në krahasim me cfare kemi fiksuar në kujtesë si ajo gjëja e zverdhur që mblidhte të gjithë papastertitë e botës dhe lëshonte atë erën e tmerrshme. Sot po flitet për sipërfaqe teknologjikisht te avancuara, shume rezistente, lehtësisht të pastrueshme dhe per t’u mirëmbajtur, që nuk e grumbullojnë më pluhurin, përkundrazi. Nëse jo, pse do të vazhdonin të përdoreshin në hotele? Nuk është një material qe do ta përdornim në një shtëpi plazhi, por duket shumë i përshtatshem në çdo kontekst tjeter. Ndoshta në dhomën e gjumit, por edhe në një dhomë të madhe ndenjie ... pse jo! Dhe pastaj, perfekt për zbutje të zhurmave, do të ishte veshja ideale tek shkallët dhe për të gjitha ato dyshemetë potencialisht te zhurmshme, për të ecur këmbëzbathur me ndjesinë e një mjedisi mikpritës dhe të mbrojtur.
Data: 2022-03-02