Kuzhina me ishull
Post5

disa fjalë

A mund të bëhet kuzhina me ishull? ⠀ Kuzhina me ishull është zgjidhja më e dëshiruar arkitekturore nga të gjithë dhe në çdo vend të botës. ⠀ Për ta arritur realizimin e ishullit është e nevojshme hapësira. Duhet të keni parasysh që për të përdorur pajisjet e kuzhinës duhet të keni hapësirë për 90 centimetër përpara. Prandaj duhet të mendoni mirë për pozicionimin dhe vendosjen e pajisjeve. ⠀ Po për çfarë ju nevojitet ishulli në kuzhinë? ⠀ Ju keni tre mundësi: - si sipërfaqe pune, për ngrenien e nje vakt /ushqim të shpejtë dhe për bazat e magazinimit. - si një sipërfaqe mbi të cilën mund të vendoset pianura, në këtë rast do t'ju duhet të siguroni priza elektrike ose gaz afër ishullit. - si një sipërfaqe mbi të cilën do të vendoset lavamani, në këtë rast do të duhet të kontrolloni pozicionin e shkarkimeve hidraulike dhe distancën nga kolona kryesore. Gjithashtu do të duhet të mbani mend se, pranë lavamanit do të duhet të vendosni lavastovilen. Nëse jeni ende të bindur se ishulli është zgjidhja e duhur për ju, merrni parasysh materialet me të cilat mund ta bëni. Nëse deshironi ta bëjmë këtë ishull së bashku në kuzhinë tuaj na shkruani!
Data: 2020-02-11