Kuzhina e madhe
disa fjalë
Një kuzhinë e madhe që përmban të vetmen tryezë ngrënieje në shtëpi…kjo ishte padyshim zgjidhja me “ok” për stilin e jetës së kësaj familje.
Kuzhina e madhe është e lidhur me dhomën e ndenjes si fizikisht ashtu edhe vizualisht. Të dy dhomat janë të ndara nga një derë rrëshqitëse plotësisht transparente në mënyrë që të mos ndërpritet kjo vazhdimësi. ⠀
Kërkesa kryesore e klientit ishte të kishin një frigorifer të madh me dy dyer me shpërndarës uji të jashtëm.
Meqenëse ky lloj frigoriferi ka një dimension relativisht të madh, dizajni i kuzhinës mori parasysh praninë 'e rëndë' të frigoriferit, duke e integruar atë në sistemin e përgjithshëm. ⠀
Kështu lindi një kuzhinë thjesht e bardhë, ku çeliku dhe inox janë elementët kryesor.
Dyshemeja në të gjithë shtëpinë është prej pllake porcelani sipas kërkesës specifike të klientit.
Ndriçimi i besohet një kompozimi me tre llambadarë të pozicionuar tek tryeza e ngrënies, dhe ndricues të fshehur Led /spote në gips. ⠀
Dëshiron një kuzhinë të bukur dhe të punuar me kujdes për ju? Na shkruaj dhe do të shihni se çfarë do të bëjmë së bashku.
Data: 2020-07-03