Dysheme e bardhe
Post13

disa fjalë

Dysheme e bardhe. Aq e bardhë sa të të verbojë sytë. Kush ka kurajo të ngrejë dorën! Realizimi i një dysheme e bardhë për shtëpinë nuk është për të gjithë dhe aq më pak në mjedise që mund të ndoten shumë. Në përgjithësi nuk e rekomandojmë shumë, megjithatë nëse klienti është i bindur të vazhdojë me të por gjithsesi na ka lënë hapesirë për “negociata”, në përpiqemi të punojmë me materialin. Një dysheme e bardhë mund të realizohet fare mire me dru të zbardhur apo edhe të llakuar, me pllaka gres-porcelani, me një mermer, ose me një rezinë. Aspekti i pastërtisë merret gjithmonë në konsideratë. Të gjitha këto materiale të japin mundësinë e ndërhyrjes në nuancë dhe të ndryshojmë efektin përfundimtar. Nga ana tjetër, një sipërfaqe “e shurdhër” dhe jo homogjene, siç është druri, fsheh më lehtësisht papastërtitë dhe imperfeksionet, ndërkohë një sipërfaqe e lëmuar dhe me shkëlqim, si mermeri, i nxjerr në pah shumë. Kështu që klienti zgjedh vetë, rëndësi ka që të jetë i vetëdijshëm mbi pro dhe cons. Keni ndonje ide, dyshim, paqartësi? Na kontaktoni.
Data: 2022-04-14