Dritat e shtratit
disa fjalë
Si ti ndezim dritat e shtratit?⠀
Tre janë altenativat për të vendosur dritat e duhura në komodinën e shtratit:
- Një pajisje që qëndron e vendosur në komodinën e shtratit;
- Një pajisje në murë me furnizimin e energjisë të fshehur;
- Një instalim në tavan me furnizimin e energjisë të fshehur;
Secila prej këtyre zgjidhjeve ka avantazhe dhe disavantazhe.
⠀
Mundësia e vendosjes së ndricuesit në komodinën e shtratit është zgjidhja më e gjithanshme.
Në ketë rast komodina e shtratit është e zënë nga ndricuesi e cila mund t'ju cënojë hapësirën për të vendosur librat.
⠀
Fiksimi i ndricuesit në murë është zgjidhja më e pastër dhe le të themi zgjidhja më e bukur. Për më tepër komodina e shtratit mbetet e pastër.
Por nëse në një moment ju dëshironi të ndryshoni madhësinë e shtratit në një më të madh ose me të vogël, ky është problem. Në këtë rast duhet të ndërhyni duke ndryshuar instalimet në murë.⠀
Fiksimi i ndricuesit në tavan me telin e jashtëm të varur është një zgjidhje pak më e zhdërvjellët se ajo e mëparshmja, por megjithatë nëse ndryshoni shtratin, duhet të spostoni edhe ndricuesit e varur nga tavani dhe gjithashtu të mbushni vrimat në pozicionin e mëparshëm ku ishin ndriçuesit.
A jeni i sigurt se nuk do të ndryshoni kurrë asgjë? Atëherë vendosni dritat fikse.
A mendoni se keni një shtrat tani por një ditë mund të keni një tjetër? Ju sygjerojmë më mirë llambat mbi komodinën e shtratit.
⠀
Nese nuk jeni te sigurt se cilin ndriçim të zgjidhni për leximet tuaja në mbrëmje atehere na shkruani !
Data: 2019-11-16