rreth nesh

Klienti, që në fazat e para, ka informacionin e saktë dhe të plotë lidhur me dizenjon, afatet kohore, kostot totale të investimit dhe çdo të dhënë tjetër. Cdo detaj i shtuar në dizanj, bëhet mbi bazën preferenciale të klientit.

Përsa i përket dizenjimit, stilit, ngjyrave, volumeve, funksioneve, cilësive të materialeve, raportit cmim-cilësi, besojmë që kemi akumuluar eksperiencë të mirë dhe vazhdojmë të eksplorojmë zgjidhje bashkëkohore.

Në fund të fundit, je TI ai që vendos. Ne jemi këtu për të asistuar dhe për të ofruar shërbimin maksimal nëse zgjedh të bëhesh pjesë e një eksperience unike me skuadrën tonë të profesionistëve.

kultura jonë

Një nga parimet bazë mbi të cilën ngrihet puna jonë, është vendosja e të gjitha njohurive, eksperiencën dhe krijimtarinë në të gjitha realizimet tona. Cdo projekt është unik dhe si i tillë meriton të trajtohet, duke i dhënë vëmendjen maksimale dhe detajeve më minimaliste.

Realizimet dhe krijimet, përvecse bazohen në njohuritë tona, zhvillohen gjithashtu në bazë të preferencave dhe pritshmërive që klientët tanë kanë. Duke shtuar dhe kombinuar të gjitha pjesët e dizanjit dhe duke i bazuar në preferencat e klientit, ne arrijmë atë që quhet, produkt final.

 

kultura jonë

Baza e cdo projekti është ambienti ku krijohet dhe detaji më i vogël, studio Arkitekti Im. Për këtë arsye, ne kemi krijuar një kulturë pune, e cila bazohet në një ambient shumë pozitiv dhe energjik. Këto detaje bëjnë që stafi jonë të jetë i motivuar dhe i gatshëm për të dhënë më të mirën në cdo projekt.

Në momentin që zgjidhni të punoni me ne, ju bëheni pjese e historisë së Arkitekti Im.

stafi i "arkitekti-im"

Stafi jonë është i përbërë nga profesionistë dhe persona energjik, të talentuar dhe të specializuar në fushën e dizanjit, krijimtarisë dhe ofrimit të një shërbimi cilësor në fushën e arkitekturës. Ajo që na bën neve të jemi zgjedhja e parë për klientët tanë, është gadishmëria për të dhënë zgjidhje edhe për detajet më minimaliste dhe përshtatja e punës me preferencat dhe zgjedhjet e klientit. Kërkesat e shumta kanë bërë që stafi jonë të sjellë gjithmonë inovacione dhe ide të reja, duke ju përshtatur trendeve më të fundit në fushën e dizanjit. Një projekt cilësohet i përfunduar, kur klienti e cilëson si të tillë.