ARKITEKTURË
DEZAJN INTERIERI
MENAXHIM & ZBATIM PROJEKTESH
KONSULENCË
PUNËT TONA
DISA NGA PROJEKTET TONA
ARKITEKTURË
INTERIER 1
2
VILA GJIRI
I LALZIT
REZIDENCË
PROJEKTI 3
VILA GJIRI I LALZIT
Kategori: Vilë, projekt arkitektonik
Vendndodhja: Gjiri i Lalzit, Shqipëri
Sipërfaqja: 370 m2
Projekt i vitit: 2015
<
>
RESIDENCË
Kategori: Vilë/interier
Vendndodhja: Gjiri i Lalzit, Shqipëri
Sipërfaqja: 300 m2
Projekt i vitit: 2013
<
>
<
>
VILË, PROJEKT ARKITEKTONIK
Kategori: Vilë, projekt arkitektonik
Vendndodhja: Tiranë, Shqipëri
Sipërfaqja: 260 m2
Projekt i vitit: 2015
x
PROJEKTI 1
PROJEKTI 2
PROJEKTI 3
PROJEKTI 4
PROJEKTI 5
PROJEKTI 6
PROJEKTI 7
PROJEKTI 8
PROJEKTI 9
INTERIER APARTAMENTI
Kategori: Interier Apartment
Vendndodhja: Dajt, Tiranë, Shqipëri
Sipërfaqe: 125 m2
Projekt i vitit: 2014
<
>
INTERIER APARTAMENTI
Kategori: Interier Apartment
Vendndodhja: Liqeni i Tiranës, Shqipëri
Sipërfaqja: 120 m2
Projekt i vitit: 2013
Nje cift i ri ,ekspresiv , energjik …. kerkon te ta lexoje kete ne cdo kend te ambientit te tyre.
Sapo hyn ne apartament te godet fasada …..shume domethense….me nje pamje gazete. Shume e guximshme por e pozicionuar perfekt , duke maskuar dollapin me te rremujshem te shtepise , ate te hyrjes ku cdokush hyn dhe i le sendet personale pa e vene re. Jane perdorur linja te drejta dhe te thjeshta, materiale me shkelqim dhe elemente modern. Salloni monokrom goditet me nje te verdhe te forte , dhe shkrihen ne te elemente fantastike funksionale dhe estetike. I tille eshte oxhaku modern , minimalist me bioetanol. Nje oxhak qe i vendosur per atmosfere dhe i mbeshtetur ne nje detaj akoma me te spikatur e te guximshem sic eshte nje faqe e gjithe e veshur me gur te zi. Guri ne fortesine e tij jep shkendijen e bazes se jetes, driten, e cila eshte realizuar mrekullueshem.
Nje ambient ku nuk mungon detaji apo atmosfera.
<
>
Lexo më shumë
Ndricimi eshte i gjithi i realizuar me spote apo ndricim te fshehte dhe abazhuri tradicional ne koken e krevatit eshte zevendesuar embel ne veshjen e kokes se krevatit.
Pasqyrat gjenden ne te gjitha shtepite, dhe nese kohe me pare perdoreshin si objekte funskionale, gjithmone e me shpesh ato po behen protagoniste dhe element dekori per ambjentin e shtepise.
Dhe ajo qe do ta enderronin thuajse te gjitha femrat eshte garderoba. Ne kete apartament gjejme nje dhome fantastike ku jane pozicionuar shume bukur githcka. Jane menduar per te vendosur te gjitha rrobat dhe aksesoret ne hapesirat e tyre perkatese. Gjithashtu ne nje kend eshte edhe tavolina e tualetit me aksesore bizhuterish.
BOSFOR BAR KAFE
Kategori : Interior Bar Kafe
Vendndodhja: Yzberisht, Tiranë, Shqipëri
Sipërfaqja: 115 m2
Projekt i vitit: 2015
“Bosfor” eshte nje emer i thjeshte per tu shqiptuar dhe I mirenjohur nga te gjithe me imazhin e ures se Bosforit qe lidh dy kontinentet, Europe-Azi.
Sipas bisedes me porositesin u mendua te organizohet ne tre hapesira ku i sherbehet Klientit: Lounge ndenje me divane, disnivel me nje kembe shkalle, bari masiv ndenje ne tavoline, karrige bari, banaku i klienteve + karrige bari , pozicionuar prane hyrjes. Kolonat dhe kondra-banaku jane trajtuar me veshje me dru me prerje zig-zag me ndricim led ne NGJASHMERI me konstruksionin metalik te ures.
Ne te njejten kohe material i drurit eshte zeizolues ne menyre qe te shuhen zhurmat qe ne nje ambient te tille jane te predispozuar te shumefishohen nga reflektimi I valeve qe shkakton vetrata e vazhduar, dominante. Pjesa e Lounge eshte trajtuar me tapiceri, kapitone njengjyreshe e dekoruar me jasteke me ngjyra, ndersa pjesa e tavolinave standarte kane ndenjese, karrige me ngjyra te ndryshme. Ndricimi i perdorur eshte i tre niveleve: ndricim paresor (ndricuesit e varur), ndricim sekondar (spote), ndricim tretesor (Led). Tavani i barit eshte trajtuar nga ana konceptuale si projeksione, gjurme ujore te detit te Bosforit.
<
>
INTERIER APARTMENTI
Kategori: Interier Apartment
Vendndodhja: Rr. Bardhyl, Tiranë, Shqipëri
Sipërfaqja: 110 m2
Projekt i vitit: 2015
Kerkesa kryesore e klientit ishte menaxhimi I hapesires se apartamentit ne menyre qe te rritet funksionaliteti, hapesira depozituese, pershtatje e hapesirave me kerkesat e familjes dhe femijeve ne rritje.
Shqyrtimi i kerkesave te klientit dhe problematikave qe dolen nga analiza morfologjike e objektit sollen nje variant ku ofrohej: evitimi I nje koridori te vetem te vazhdueshem “labirinth”, integrimin e koridorit ne dy
mini-celula, ndertimi I nje hapesire depozitimi, tualeti i dites me disa funksione te integruara, rritje e hapesires se ballkonit dhe rritje i nivelit te drites natyrale dhe artificiale
<
>
Lexo më shumë
Trajtimi estetik i interierit
Ndikuar nga hapesirat e thella me mungese drite natyrale eshte punuar me ngjyra te lehta qe rrisin nivelin e drites ne ambientin e brendshem: ndricimi I perdorur eshte I sinkronizuar, ndricim kryesor “chandelier’, ndricim sekondar spote, ndricim teknik LED dhe braceta
Ne sallon eshte perdorur nje tra gipsi I cili nis ne murin ku fillon gatimi, zhvillohet ne tavan dhe zbret ne murin tjeter te hapesires , kjo rrjedhshmeri arkitektonike eshte perdorur me qelllim “zonimin virtual te hapesires”, trau perkon me ndarjen e hapesirave ngrenie, gatim, ndenje.
Ngjyra e verdhe “mustarde” e perdorur ne sallon ka bere sperkatjen, kontrastin e duhur me ngjyrat neutro te sallonit. Nje element tjeter I perdorur eshte “ekrani me laminat” I veshur pjerrtazi ne zonen e ngrenies, kjo me qellim dominimin e zones se ngrenies ne sallon. Ndarja virtuale me dru e perdorur ne dhomen matrimoniale ka dy funksione:
CHECK IN BAR KAFE
Kategori: Interier Coffee Bar
Vendndodhja: Vasil Shanto ,Tiranë, Shqipëri
Spërfaqja: 236 m2
Projekt i vitit: 2014
Sfida ne kete project ka qene integrimi dhe pavaresia ne te njejten kohe e dy hapesirave te barit:
Pjesa e vinotekes: apartamenti ekzistues eshte trajtuar me stil neoklasik te thjeshtezuar, veshje druri dhe tapiceri.
Pjesa e barit masiv (shtesa) eshte quajtur bari transparent pasi perimetri I saj eshte veshur me vetrate xhami transparente.
Eshte perdorur eclectic style, perdorur 2-3 lloje karrigesh, me ngjyra te ndryshme kjo me qellim qe te behet sa me e larmishme.
Elementet konceptuale te perdorur jane: tavani I barit tansparent eshte trajtuar nga ana konceptuale si bar code, banaku “laboratori I shijes” eshte trajtuar si kub druri I care me nje zgaver ovale ne trajten e capsules, per te “veshur” vetraten transparente te perimetrit jane perdorur rroller-perde te printuara me dizenjo, i gjithe perimetri I fasades jashte eshte veshur me nje dandelle – kangjell qe e ploteson transparencen e vetrates.
“CHECK-IN” eshte emri i barit ne correspondence me trendin e rinise per te treguar vendodhjen.
<
>
INTERIER APARTMENTI
Kategori: Interier Apartment
Vendndodhja: Bulevardi “Zhan D’Ark”, Tiranë, Shqipëri
Sipërfaqja: 75 m2
Projekt i vitit: 2013
Nje apartament te pallatet Agimi. Objekt banimi me histori persa i perket arkitektures .Apartamenti eshte 80 m2 parashikuar per te banuar kater persona, kjo ne baze te ndarjes se ambjenteve. Banoret e rinj te apartamentit jane po kater, prinderit dhe dy vajzat e tyre. Ata zhvendosen nga nje shtepi me nje hapesire me te madhe, ne nje me te vogel per arsye afersie me punen. Qe ne kete moment percaktohen fillimisht qendrimet qe duhen mbajtur ,duke filluar nga nje shfrytezim maksimal i hapesires dhe njekohesisht duke menduar per atmosferen qe duhet krijuar ne menyre qe te kemi nje ambjent te rehatshem dhe te qete. Qe ne hyrje te apartamentit prezantohemi me hapesirat kryesore te nje ambjenti banimi, ndejtjen dhe ambjentin e ngrenies.
Ambienti i ngrenies krijon nje lidhje mes ndejtjes dhe gatimit. Nga aty shtrihet nje pamje panoramike e jetes dinamike te kryeqytetit dhe shkrirja e saj me elementet e natyres, lumit dhe gjelberimit.
<
>
Lexo më shumë
Dhoma e vajzave eshte e ndryshme ne stil nga ambjentet e tjera te shtepise. Dy motra me pasione krejt te kunderta. Njera pas futbollit ,tjetra pas botes se bukur te princeshave. Jane krijuar elemente ku pasqyrojne pasionet e tyre, njekohesisht duke arritur nje ndarje simbolike te hapesirave. Elementet e dekorit jane gjithashtu edhe elemente ndricimi. Pozicionimi i krevateve krijon komunikim mes tyre dhe ndihmon per nje hapesire kalimi me te mire.
Element i dukshem eshte ai floreal, i cili gjendet i perseritur ne materiale dhe trajta te ndryshme ne te gjithe shtepine.
Natyra. Elementi toke, uje, qiell kane qene frymezuese ne perzgjedhjen e ngjyrave te mureve dhe dekorit ne te gjithe detajet e shtepise.
Dualitet. Vendosja e dy funksioneve te ndryshme ne nje objekt e ben ate me te perdorshem dhe te vlefshem.
Drite Drita natyrale dhe ajo artificiale i japin ketij apartamenti ndriçimin e duhur dhe nje atmosfere te qeshur
<
>
INTERIER APARTMENTI
Kategori: Interier Apartment
Vendndodhja: Liqeni i thatë, Tiranë, Shqipëri
Sipërfaqja: 95 m2
Projekt i vitit: 2014
Është punuar me kontraste të forta mes ngjyrave meqë niveli i dritës në ambientin e brendshëm është i bollshëm. Ndriçimi i përdorur është i sinkronizuar, ndriçim kryesor “chandelier’, ndriçim sekondar spote, ndriçim tretësor LED. Lidhja mes ndenjes dhe gatimit është shprehur me anë të një vëllimi gipsi në tavan që në koncept është një fluks drite i vazhdueshëm i realizuar me ndriçim led, spote dhe plexiglass.
Ngjyrat e përdorura janë e bardha, tonet e grisë dhe të verdhës. Tonet e përdorura të drurit janë në ngjyrat e mjaltit. Karakteristikë e këtij projekti është komunikimi, transparenca që kanë hapësirat me njëra-tjetrën. Salloni, kuzhina dhe shkalla janë një trekëndësh komunikimi i vazhdueshëm, gjë që e bën banesën më sociale, më të komunikueshme, nuk ndihesh vetëm. Shkalla e brendshme në këtë apartament duplex është punuar me ndriçim LED të fshehtë nën çdo bazamak shkalle, gjë e cila e rrit prezencën e saj në sallon.
INTERIER APARTMENTI
Kategori: Interier Apartmenti
Vendndodhja: Ambasador 3 ,Tiranë, Shqipëri
Sipërfaqja: 245 m2
Projekt i vitit: 2012
<
>
INTERIER APARTMENT
Kategori: Interier Apartment
Vendndodhja: Ambasador 3, Tiranë, Shqipëri
Sipërfaqja: 230 m2
Projekt i vitit: 2012
<
>
x
PROJEKTI 10
PROJEKTI 11
PROJEKTI 12
PROJEKTI 13
PROJEKTI 14
PROJEKTI 15
PROJEKTI 16
PROJEKTI 17
INTERIER APARTMENTI
Kategori: Interier Apartment
Vendndodhja: Shkodër, Shqipëri
Sipërfaqja: 260 m2
Projekt i vitit: 2015
Një banesë dinamike në hapësirë , funksion dhe mënyrë jetese .
Dizajni ,forma dhe funksioni të shkrira në këtë apartament. Komoditeti dhe qetësia janë kryefjalët e ketij salloni. Kolltuqet e bollshem ,tapiceria e bute. Materialet e pozicionuara me kujdes japin shumë efekt akustik në atë kënd ndejtje. Cdo dhome është e personalizuar dhe natyra gjendet nga pak kudo, diku në perde , diku në tavan ,diku në veshje. Punimi me forma nuk mungon në asnjë prej tyre. Jo pak vëmëndje i eshte kushtuar edhe tualeteve ku vec përzgjedhjes me kujdes të texturave moderne jane futur dhe materiale të veçanta në to. Në vazhdim të qetësisë së këtij apartamenti fantastik për familjen lart eshte vëndi ku vëllezërit apo miqtë do të mblidhen të festojne. Salloni rrezatonte dhe të impononte adrenalinë, çdo formë ishte dinamike, çdo ngjyrë të mbante zgjuar dhe bardhësia të stimulonte buzëqeshjen.
<
>
Lexo më shumë
Nuk mund të mos na e tërhiqte vëmëndjen tavani, mënyra e ndriçimit ku çdo cepi te sallonit i jepnin fokus më vete. Edhe pse dy këndet e trajtuara bukur të fokusonin, ishte tavani që të bënte të rrije kudo pa prblem me një gotë verë. Drita natyrale ishte element dominant dhe nuk i mungonte këtiij apartamenti. Nuk mund të mungonte një dhomë miqsh në një ambient të tillë. E trajtuar me kujdes dhe e kuruar në detaj ishte dhoma e çiftit. Veshja me dru, krevati rrethor, jacuzzi, ishin pjesë që e bënin atë thjeshtë të mrekullueshme. Ndienjat qe perjetoje në këtë apartament ishin të ndryshme . Cdo pamje që të shfaqej , cdo kënd që shikoje shoqerohej me një ndiesi të vecantë . Por madhështia dhë bardhësia të ndiqnin ngado.
INTERIER APARTMENTI
Kategori: Interier Apartment
Vendndodhja: Kodra e Diellit, Tiranë, Shqipëri
Sipërfaqja: 115 m2
Projekt i vitit: 2015
Në trajtimin e këtij projekti janë përdorur element neoklasik: veshja e gurit me diferenca nuancash, letër muri me reliev, korniza dekoruese allice në dy nivele, efekt virtual që thekson lartesinë e objektit.
Hapësira e sallonit është punuar me kontrast mes ngjyrave të tokës, nuancave të lehta të bezhës dhe të bardhës natyrale. Tonet e drurit të parketit janë në ngjyrat e mjaltit. Atmosfera është e ngrohtë dhe me dritë, tonet e shkrira reflektojnë harmoni.
<
>
INTERIER BAR KAFE DHE CLUB
Kategori: Interier Coffee Bar dhe Club
Vendndodhja: Korçë, Shqipëri
Sipërfaqja: 350 m2
Projekt i vitit: 2011
Sfida ne kete projekt ka qene trajtimi funksional dhe estetik I lokalit per te integruar ne te njejten kohe nje day bar dhe night bar.
Hapesira ne dispozicion ishte e konsiderueshme gje e cila na ka dhene mundesine qe te punojme me elemente dinamik te kurbezuar dhe te vazhduar. Tavani I barit eshte trajtuar nga ana konceptuale me element si gershetimi I linjave “AND code”. Jane perdorur motive floreale ne veshje murale te shoqeruar me ndricim te fshehte. Per te “veshur” vetraten transparente te perimetrit jane perdorur perde theke “te padukshme”. Shperndarja e tavolinave ne te gjithe hapesiren eshte bere me celula rrethore sinkronizuar me mobiljen rrethore dhe me ndricim po rrrethor ne dysheme. Kjo e ben shume dinamike hapesiren e konsiderueshme. Ajo cka bie ne sy ne kete project interieri eshte loja e drite-hijes, nuancave te bluse-pink I erret, dhe miniatmosferes qe krijohet. Per shkak te ndricimit dhe efektit te tij, vlerat e barit jane me te shtuara gjate mremjes sesa dites.
“BIZARRE” eshte thjesht FANTASTIK.
<
>
INTERIER APARTMENTI
Kategori: Interier Apartment
Vendndodhja: Berat, Shqipëri
Sipërfaqja: 110 m2
Projekt i vitit: 2014
Ndërhyrja e propozuar nga ne është integrimi i ballkonit nga hapësirë e jashtme në hapësirë të brendshme në suport të salllonit. Është punuar me ngjyra të lehta monokrome që rrisin nivelin e dritës në ambientin e brendshëm. Lidhja mes ngrënies dhe gatimit është shprehur me anë të disa trarëve gipsi në tavan të shoqëruar me ndriçim Led dhe spote. Në të vërtetë ky element arkitektonik është nxitur nga maskimi i një trau të varur peremetral që ishte mes ballkonit ekzistues dhe sallonit.
Karakteristikë e këtij interieri është veshja e gurit në hapësirën e koridorit me qëllim pasurimin estetik të tij duke qënë se koridori ka një sipërfaqe të konsiderueshme dhe funksionalisht është një “nyje” lidhëse mes hapësirave të brendshme.
<
>
INTERIER APARTMENTI
Kategori: Interier Apartment
Vendndodhja: Rr. Elbasanit, Tiranë, Shqipëri
Sipërfaqja: 130 m2
Projekt i vitit: 2014
Bashkëjetesa mes tre brezave në një aparatement. Një apartament për një familje ku bashkëtesa mes tre brezave është tema jone për të filluar arredimin e ketij apartamenti. Përbërja e familjes është gjyshja, prinderit dhe tre niper. Salloni është hapësira e vetme ku të gjithë pjestaret e familjes konsumojnë kohë së bashku, kjo është arsyeja që ndenja, gatimi dhe ngrënia kanë komunikim me njëra tjetrën. Në përputhje me kërkesen e familjareve për një mini hapësirë të integruar në sallon dhe njëkohësisht edhe të ndarë është ideuar hapësira e bibliotekes me një mini kënd ndenje. Stili i perdorur është neoklasik i stilizuar. Komunikimi dhe ndarja në të njejten kohe mes sallonit dhe bibliotekes është bërë me një ndarje virtuale prej druri të lyer me të bardhë dhe të gdhendur sipas nje design të përsëritur.
<
>
Lexo më shumë
Ngjyrat e përdorura në sallon janë bezha dhe disa nuanca të lehta të kafes, të kontrastuara me nuancen jeshile të ullirit. Dhoma është trajtuar me letër muri me design dhe ngjyra të ngrohta të bezhes. Element i veçantë është edhe ndriçuesi në njërën anë të krevatit ndryshe nga ndriçuesi klasik që qëndron në mes të dhomes.
Fryma e perdorur në dhomen e dy djemve është më modern se pjesa tjeter e apartamentit e shprehur me kontraste të forta mes të bardhës dhe blusë, duke iu pershtatur moshes së rë të tyre. Një element tjeter modern është edhe tavani I trajtuar me ndriçim spote dhe led të intergtuara në panele gipsi.
Në dhomën e çiftit lexohet menjëherë stili I përdorur neoklasik. Koka e krevatit është trajtuar me inbotito dhe dy dollapet anësore që perveç anës estetike kuron (maskojnë) hapësirën e dhomës nga formë trapezi në katrore. Letra e murit ngjyra bezhë dhe me reliev, mobilia e tualetit dhe lounge anash krevatit plotësojnë atmosferen e dhomës brënda të njejtit stil. Depozitim I teshave në këtë dhomë bëhet në hapësirë të paracaktuar të garderobës. Hapësirat e sherbimit si tualete perveç veshjes me pllakë janë trajtuar me mobilie dhe ndriçim të ndryshëm të cilat perveç funksionit bazë rrisin vlerat estetike të hapësirave së shërbimit.
INTERIER APARTMENTI
Kategori: Interier Apartment
Vendndodhja: Don Bosko, Tiranë, Shqipëri
Sipërfaqja: 170 m2
Projekt i vitit: 2012
Funksionaliteti, shkrirja e tradicionales me modernen dhe unifikimi i tyre jane qellimet e ketij apartamenti. Ambientet jane te ndara dhe te bashkuara njekohesisht. Fakti qe apartamenti eshte dublex na ka ndihmuar per te realizuar nje ndarje sa me efektive mes zones se nates dhe asaj te dites. Zona e nates ne trajtimin e saj karakterizohet nga ruajtja e intimitetit ne secilin ambient .Ndersa ne zonen e dites eshte realizuar nje lidhje virtuale mes hapesirave, pra ne asnje ambient te sajin nuk ndihesh vetem. Traditen ketu e gjejme ne design dhe ne funksion . Elementi i murit te rrenuar eshte dominant dhe shenjues, po ashtu edhe kredencat dikur te quajtura musendra apo nenshkalla e kthyer ne minidepo. Sfida jone ishte qe elementet e siperpermendur t’i gershetojme ne menyren me te mire te mundshme si nga ana funksionale dhe nga paraqitja estetike. Ndejtja, si ambienti me i shfrytezueshem i shtepise e kemi trajtuar me shume kujdes qe te jete i pershtatshem kundrejt parametrave fizike sic eshte drita apo rrymat e ajrit. Nje ambient i qete dhe relaksues duke dominuar ngjyrat natyrale.te cilat kane efekt psikologjik ne shkeputjen nga dinamizmi dhe lodhja e jetes se perditeshme ne Tirane.
<
>
Lexo më shumë
TV plazma qendron ne sfondin e tulles te vjeteruar ashtu sic oxhaku ne design-in e tij eshte modern por si element ne vetvete ka rrenjet ne prehistori .
Tavolina e mesit eshte realizuar ne menyre te tille qe te kryeje funksionin e saj ne qender dhe po ashtu te ndahet e te shkeputen elementet e vet per t’u pozicionuar ne kende te ndryshme te ambientit. Jane pare me shume kujdes dhe detajet dekoruese, elementet, tapiceria…duke bere qe te qendrojne bashke qelqi, hekuri e druri. Ndricuesat jane elementi me modern ne kete apartament. Kristalet e tyre qendrojne si nje bizhu e mrekullueshme dhe jane i vetmi dekor ne tavanin e paster. Kabineti i gatimit eshte bazuar ne funksionalitet . Ketu dallon banko e punes e cila eshte realizuar me material te derdhur e gjitha ne nje ,perfshire ketu dhe lavapjaten duke shmangur lageshtine ne cdo cep te saj. Ambienti gatim–ngrenie eshte i ndare fizikisht me ndejtjen, por komunikojne nepermjet nje elementi xhami, i cili lejon shikueshmerine nga ngenia ne ndejtje dhe jo anasjelltas . Kjo ndarje ben qe amvisa te mos ndihet vetem ne asnje moment. Kjo dhome eshte per dy femije te gjinive te ndryshme, megjithate sfida e rradhes nuk ishte kjo. Duhej qe ne nje siperfaqe jo shume te konsiderueshme te realizohej zona per te luajtur, fjetur dhe studiuar. Kjo eshte realizuar nepermjet divan – krevateve qe kur hapen behen dim 120 cm. Ndersa gjate dites e gjitha hapesira sherben per te luajtur.
Pozicioni i studimit eshte afer dritares qe te kete sa me shume drite natyrale, ndersa ne tavan eshte vendosur ndricim artificial i orientuar ne zonen e studimit .Tavolinat e punes jane te pavarura nga njera-tjetra. Pervec dhomes, garderobes dhe tualetit qe qendrojne shume mire bashke ne kete ambient, unitetin e kemi realizuar dhe ne materiale.Ketu mbeshteten te njeri-tjetri druri, lekura, xhami dhe tapiceria floreale e perdeve.
INTERIER APARTMENTI
Kategori: Interier Apartment
Vendndodhja: “21 Dhjetori”, Tiranë, Shqipëri
Sipërfaqja: 88 m2
Projekt i vitit: 2014
Sfida e këtij projekti ka qënë riorganizimi i hapësirave në përputhje me kërkesat e familjes, por gjithmonë të kushtëzuar nga muret mbajtëse që kishte struktura konstruktive e banesës. Është punuar me tavane gipsi të cekëta dhe me ngjyra të hapura kjo për efekt të lartësisë së ulët të katit. Dhoma e fëmijëve është alternuar në koncept dhe dizajn për dy grupmosha dhe sekse të ndryshme.
Një element që dominon në këtë projekt është elementi natyrë që vjen i realizuar me letër ekologjike të printuar në hapësirën e sallonit.
<
>
<
>
INTERIER BAR KAFE
Kategori: Interier Coffee Bar
Vendndodhja: Sheshi “Avni Rustemi” ,Tirana, Albania
Sipërfaqja: 25 sqm
Projekt i vitit: 2013
Sfida në këtë projekt ka qënë trajtimi funksional dhe estetik i lokalit në një sipërfaqe shumë të kufizuar prej 25 m2. Bazuar në një analizë funksionale pjesët përbërëse të “3PLUS BAR” janë hapësira banak, tualet dhe salla + 5 tavolinat. Duke qënë se hapësira ishte shumë e vogël janë përdorur elementë të “rëndësishëm” dhe të vetëm që nuk përsëriten si psh: kundra –banaku një imazh mbi të cilën mbivendoset një zgavrim siluete peme me ndriçim të fshehtë, vetratat janë trajtuar të barabarta me grillë të bardhë – eklips, veshje me gurë mbi nivelin e arkitraut (për të theksuar lartësinë e objektit) dhe binarë druri në tavan për konturim hapësire.
x
RRETH NESH
ZBULONI MË SHUMË RRETH NESH
Në këto rreshta mund të shkruajmë shumë shprehje klishe të tipit ”stafi i kualifikuar dhe me eksperiencë” apo “dizenjatorë me imagjinatë dhe shumë krijues” etj. etj. Dhe keto cilësi nuk mungojnë, thjesht ne mendojmë që nuk është ky thelbi. Thelbi është sesi ne jemi të dobishëm për klientin tonë. Disiplina dhe sistemet e menaxhimit të projekteve të kombinuara me cilesitë e mësipërme janë esenca e punës sonë. Ne gjithmonë mundohemi të vihemi në pozitën e klientit, pasi klientë jemi dhe vetë, dhe e kuptojmë mirë sa “frustruese” është pasiguria dhe ankthi kur nuk i kemi të qarta afatet, kostot, buxhetet, ajo çfarë do ndodhë, çfarë na pret etj. etj. Te ne kjo nuk ndodh. Surprizat janë të këndshme kur festojmë, por në studion ARKITEKTI-IM nuk janë të mirëpritura. Klienti, që në fazat e para, ka informacionin e saktë dhe të plotë lidhur me dizajnin, afatet kohore, kostot totale të investimit dhe çdo të dhënë tjetër.
Përsa i përket dizenjimit, stilit, ngjyrave, volumeve, funksioneve, cilësive të materialeve, raportit cmim-cilësi, besojmë që kemi akumuluar experiencë të mirë dhe vazhdojmë të eksplorojmë zgjidhje bashkëkohore, në mënyrë që t’ia vëmë në dispozicion klientit, ty.
Në fund të fundit, je TI ai që vendos.
STAFI YNË
ERTA
architect, office manager & partner
e.mehmetaj@arkitekti-im.com
ANI
architect, project manager
a.cani@arkitekti-im.com
SHKENDIE
architect, project manager
Sh.sakajani@arkitekti-im.com
ELJAN
architect, project manager
e.hajdari@arkitekti-im.com
VIOLA
ass. architect
v.cengu@arkitekti-im.com
OLGES
graphic designer
o.dervishaj@arkitekti-im.com
LAJMET E FUNDIT
TË REJAT E FUNDIT
KONTAKT
MOS NGURONI TË NA KONTAKTONI PËR ÇDO GJË
TELEFON:
+355 69 401 2132
+355 69 401 2133
ADRESA:
Rruga : Ismail Qemali,
Tiranë, Albania
EMAIL:
info@arkitekti-im.com