shërbimet tona

Shërbimet tona janë përshtatur kërkesave në rritje të klientëve tanë. Tek ne mund të gjeni zgjidhje duke filluar nga planifikimi i thjeshtë i hapësirës, duke vazhduar me projektet e detajuara të ambienteve te brendshme, qofshin ato për qëllim rezidencial apo biznes, dhe më pas në projekte të mirëfillta arkitekturore të godinave duke bërë të mundur sigurisht dhe marrjen e lejeve përkatëse pranë autoriteteve. Tek ne do keni shërbim të formulës “one stop shop”. Për projekte specifike, me kërkesë të klientëve, realizojmë dhe mbikqyrjen dhe koordinimin e punimeve deri në dorëzim të plotë të objektit.

Arkitekturë

Këtu fillojmë që me analizimin e kërkesave të klientit, kalojmë në studimin e zonës ku synohet të ndërtohet duke pasur parasysh parametrat urbanë dhe vijojmë me planifikimet në nivel urban, duke ndjekur dhe procedurat e miratimit sipas fazave. Rrjedhimisht kalohet pastaj në projektimin e godinës dhe procedurave të lejeve nga institucionet shtetërore. 

Projektim i Brendshëm

Këto janë projektet më impenjative për ne por njëkohësisht më të dashura për klientët. Produkti përfundimtar këtu është nje dosje e mirëfilltë teknike dhe e kompletuar me të gjithë elementët e nevojshëm, që nga fotot, projektet teknike dhe skedat e detajuara të objekteve 

Projektim i Jashtëm

Pishinë, oborr, verandë? Ju presim.

Planifikim Hapësire

Nëse ju nevojitet vetëm nje ide mbi përdorimin e hapësirës, do ju ndihmojmë. Kjo vlen edhe në momentet kur klienti është duke vlerësuar blerjen e një ambienti dhe do të krijojë nje ide paraprake mbi përdorimin e tij, në mënyrë që të marrë dhe nje vendim të bazuar në informacione të plota.

Vizualizim

Keni idetë e qarta dhe ju nevojitet një konfirmim? Ku ka më mirë se një fotografi?